FOTO/ I kallëzon në polici, Luizi reagon nga “Instagrami” i Kiarës: E bëjnë për inat...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2023, 14:19
Është hera e tretë që këngëtarit të njohur, Luiz Ejllit, i mbyllin profilin zyrtar, në rrjetin social “Instagram” dhe sot, këngëtari është futur nga profili i Kiarës, nga ku ka dhënë një mesazh të qartë për personin apo personat që kanë gisht në mbylljen e faqes së tij personale.
Ai gjithashtu ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.
Luiz Ejlli tha gjithashtu për Top Channel se është te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.

