Ndarja me Olsin, skemë për të bërë bujë? Reagon Egli Tako

Ndarja e aktorit të humorit, Olsi Bylykut me Egli Takon është përfolur se e gjitha mund të jetë një skemë për të bërë më shumë bujë, pasi dyshja mund të jenë pjesë e spektaklit televiziv "BBV3".

Ky aludim madje është publikuar si artikull i "TAR" ditën e djeshme, e më pas është diskutuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku të ftuar për të folur rreth personazheve që mund të jenë pjesë e këtij spektakli ishin: Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani.

Në studio, u fol se pjesë e reality show-t do të jetë Olsi Bylyku, ndërsa Egli Tako do të “përdoret” për një situatë të ngjashme si ajo e Bora Zemanit me Donald Veshajn. Nisur nga ky lajm, një reagim ka ardhur nga Egli Tako.

Ajo ka postuar një foto në rrjetin social "Instagram", ku shkruan: “Po po. Yhyyyyyy. Telenovela indiane”.

Ndarja me Olsin, skemë për të bërë bujë? Reagon