Procesi ndaj Belerit, vëllai i të infiltruarit të policisë: Na kanë ofruar azil politik në këmbim të tërheqjes së padisë

Në kuadër të procesit gjyqësor në ngarkim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka dëshmuar në SPAk, vëllai i të infilruarit Arsen Rama.

Ai ka deklaruar se persona të caktuar që janë prezantuar si miq të Belerit, i kanë ofruar azil politik në këmbim të tërheqjes së padisë.

Avdyl Rama: Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më i kërkuan të tërhiqnin deklarimet e tij dhe të vëllait Arsen Rama.

Ata thanë se janë miqtë e Belerit. Nëse do të tërhiqni deklarimet do ti sigurojmë azil politik për vëllain në Greqi.

Avdyli Rama: Në nje ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur.

Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentar biznesi sepse nuk na ble më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri

Kjo dëshmi është lexuar në seancë, ndërsa Beleri ka refuzuar të dëshmonte, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte besim tek prokuroria pasi ka qenë e njëanshme dhe se ajo nuk ka marrë asnjë kërkesë të tyre.