I akuzuar për blerje votash, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2023, 16:21
Shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14: 30.
Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është paraqitur në seancë.
Fredi Beleri refuzoi të flas para gjykatës pasi tha se nuk ka besim.
Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.
Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.
