“Policët kanë përdorur aplikacionet SKY e Encro Chat, jo vetëm me kriminelët, por edhe me të dashurat ngaqë janë të martuar”

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se ka nisur të punojë për formularët e vetëdeklarimit për policinë që përfshijnë një pyetje në lidhje me përdorimin e aplikacioneve të mesazheve të koduara ose të sigurta SKY dhe Encrochat.

Gazetari Edison Vatmikaj shpjegoi se arsyeja e këtij vendimi është fakti se pas disa operacioneve u zbuluan se oficerë të lartë të policisë kishin përdorur këto aplikacione të koduara dhe kishin komunikuar nëpërmjet tyre me grupet e krimit të organizuar.

Ndërkaq Vatnikaj sqaroi dhe formën që do të ndiqet për plotësimin e formularëve të vetë-deklarimit nga punonjësit e Policisë së Shtetit.