Vrasja e Behar Sofisë/ SPAK kërkon nga 30 vite burg për 4 të pandehurit dhe 7 vite burg për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shyti
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2023, 15:25
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 30 vite burg për 4 të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin kërkohen 7 vite burg.
Kështu, SPAK kërkon dënimin e Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa për Ernejt Shytin, i kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, kërkohet 7 vite burg.
Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim.
Ai ka treguar me detaje se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës.
Konkretisht SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg për të pandehurit:
Bujar Leza
Leonard Xhixha
Skënder Vathi
Xhuljano Visha

