Shqiptarët shpallin "mëvetësinë" në Londër, Dauti: Një ç’rregullim që zgjati për disa orë. Pavarësia u kremtua për herë të parë në Parlamentin Britanik
Mijëra shqiptarë në Londër kanë festuar mbrëmjen e djeshme 111 vjetorin e Pavarësinë, duke “pushtuar” rrugët e kryeqytetit britanik.
Por mediat në Britaninë e Madhe raportuan se policia ka arrestuar disa persona, të cilët kanë hedhur fishekzjarrë.
Sipas Daily Mail, rrugët rreth Ëestminsterit u bllokuan nga turmat e njerëzve që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarrë, me Audi, Mercedes dhe makina sportive të konvertueshme që shiheshin duke lëvizur në trotuar dhe duke i rënë borive.
Lidhur me këto festime planprishëse për britanikët, pedagogu Daut Dauti në një lidhje me skype për “Ora Neës” raportoi situatën e krijuar gjatë këtyre festimeve, por edhe lidhur me festimet zyrtare të zhvilluar gjatë ditës së djeshme.
“Ajo që e brengosi opinionin mbrëmë ishte fakti se u bllokuan rrugët, u krijua trafik për shkak autokolonave të shqiptarëve në rrugë që kishin dalë për të festuar. U bllokua dhe qendra e stacionit, dhe deri tek sheshi afër parlamentit. Pra, ishte një ç’rregullim që zgjati për disa orë.
Natyrisht që janë bërë disa organizime në Londër, pasi ka disa shoqata. Por unë mora pjesë në organizimin që u bë në Dhomën e Lordëve në Parlamentin Britanik, ku mori pjesë Baronesha Black dhe disa përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë Kosovaro-Britanike dhe më duket se është ndihmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Domethënë ishte një organizim i nivelit të lartë i cili realizohet për herë të parë në Parlamentin Britanik, ku mbahet një festë e tillë që prej ditës që është shpallur Pavarësia e Shqipërisë.
Por mediat britanike nuk e kanë përcjellë ashtu sicc është në realitet situata e shqiptarëve këtu. Gjithsesi festa ishte pak problematike, pasi nuk bllokohen rruget dhe sheshet pa nje paralajmerim”, theksoi ndër të tjera Dauti.
PAMJET NGA KAOSI DJE NE LONDER


