Barjami: Gabimi më i madh Berishës quhet Lulzim Basha, është diçka që nuk ia falin shqiptarët

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, regjizori Ermal Barjami u shpreh se gabimi më i madh i Berishës quhet Lulzim Basha dhe vendosja e tij në krye të PD-së.

Barjami: Gabimi i Berishës quhet Lulzim Basha. Vendosja e tij në krye të PD-së është gabimi më i madh i tij që nuk ia falin shqiptarët. Dhe të ribëjë të njëjtin gabim mund të shkojë në shkrirjen e partisë.

Shqiptarët duan që të hapet PD-ja ku shqiptarët dhe të rinjtë të gjejnë vendin e tyre, në një parti ku nuk duhet telekomanda, sepse e tregoi Basha se një gjë e tillë nuk funksionoi.