Kraja: Mazhoranca i ka refuzuar opozitës 8 komisione, pamjet në kuvend nuk janë dhunë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2023, 21:35
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, kreu i kabinetit të Sali Berishës, Akil Kraja u shpreh se mazhoranca i ka refuzuar 8 komisione dhe 32 nisma ligjore opozitës.
Kraja: Në momentin kur refuzon 8 komisione dhe 32 nisma ligjore, që lidhen edhe me shportën e shqiptarëve, pasi ajo është shumë e shtrenjtë. Kemi një nismë që të ulet në 5% TVSH-ja si në vendet e tjera. Apo kur godet me një gjyq të tmerrshëm kryetarin e opozitës jo vetëm me vulën dhe flamurin.
Kushtetuta është shkelur qëllimisht në rastin e Berishës. Gjykata Kushtetuese 2005-2013 ka kthyer mbrapsht mbi 10 ligje. Nga 2013 e deri më sot është shumë më i vogël ky numër. Unë mendoj se relativizimi i dhunës, sepse pamjet nuk janë të dhunshme, por anulimi i komisioneve është dhunë.
