Gashi: Gjenerali ynë Berisha, duhet të rrëzojmë Ramën, ai sillet sikur ia ka lënë baba shtetin

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, analisti Shpend Gashi u shpreh se Berisha është gjenerali dhe kapiteni i së djathtës.

Gashi: Berisha është gjenerali dhe kapiteni ynë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të rrëzuar Rama që përmban ligji, që ta rrëzojmë. Nuk jam veprimtar i PD-së momentalisht, por e quaj veten opozitar. Kam marrë ftesa nga PD-ja dhe nuk kam dalë ndonjëherë të them që mendimi im ndikohet.

Kauza jonë momentale është rrëzimi i Ramës dhe garantimi i votës së lirë. Pasi të rrëzohet Rama kemi nevojë për analizë sepse nuk mund të vazhdohet pa analizë. Nuk ka njeri që mbledh më shumë sesa Berisha. Kanë plasur non grat si letër bakalli. Rama sillet me arrogancë sikur shtetin ia ka lënë baba.