Dogjani: Opozitës nuk po i lihet rrugë tjetër në Kuvend, do të përballemi me këtë regjim për qytetarët

Deputeti demokrat Asllan Dogjani u shpreh se opozitës tashmë i janë bllokuar të gjitha rrugët për të ushtruar kontrollin e qeverisë.

Në një intervistë për Ora News, ai shtoi se rruga e vetmja është përballja me këtë regjim dhe këtë diktaturë që po mundohet të instalohet në këtë vend.

Dogjani: Opozitës i janë bllokuar të gjitha rrugët për të ushtruar kontrollin e qeverisë. Përmes komisioneve hetimore është e drejta jonë që të kontrollojmë qeverinë që vjedh qytetarët përditë dhe duke u nisur nga informacionet që kemi dhe perceptimi e të dhënat që vidhen shqiptarët, kemi kërkuar ngjitjen e këtyre komisioneve hetimore. Po bllokimi që na është bërë na ka bërë ne që të bllokojmë seancat plenare.

Rruga e vetme është përballja me këtë regjim dhe këtë diktaturë që po mundohet të instalohet në këtë vend. Nuk pyetet për të drejtat e opozitës dhe qytetarëve. Ne kërkojmë të mbrojmë të drejta e qytetarëve. Po të shohësh se si ikin qytetarët shqiptarë për shkak të pamundësisë për të jetuar. Largimet janë masive drejtë BE-së dhe Anglisë.