“Po ik ore, budalla”, deputetët e opozitës i kthehen keq Petro Koçit: Ik mor komunist

Deputetët e opozitës, përveç se janë konfrontuar me punonjësit e Gardës së Kuvendit, nuk kanë kursyer as deputetët e mazhorancës.

Teksa deputeti socialist, Petro Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“.

“A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.