VIDEO/ I akuzoi se e ngacmuan s*ksualisht, Blerando paralajmëron konkurrentin e ri: Mos e shiko Lindën se...

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi është një nga banoret më të përfolura të  spektaklit televiziv “BBVK2”, për shkak të deklaratave të saj të forta në lidhje me ngacmimet që i kanë bërë këngëtarët e famshëm shqiptarë.

Në një primet, ajo tha se këngëtari dhe banori i "BBVIP", Blero Muharremi, e ka ngacmuar seksualisht.

Gjithashtu pas kësaj deklarate, Linda nuk u ndal teksa tha se edhe reperi Ledri Vula e kishte ngacmuar në rrjetet sociale, duke shtuar se shumë këngëtarë të famshëm kanë tradhtuar partneret e tyre dhe se e kanë ngacmuar atë.

Ndërsa gjatë një Prime tjetër, Linda nuk kurseu as konkurrentin Lumbardhi, për të cilin tha se e ka ngacmuar seksualisht.

“Ti ke dashur të ma fusësh gishtin, kush je ti me më thënë mua ‘ma lëpij gishtin’. Veç burrit tim ia lëpij gishtat e krejt”, i është drejtuar Linda me tone të ashpra Lumbardhit.

Nisur nga deklaratat e Lindës, Blerando është tallur keq me këngëtaren. Teksa artistja po kalonte dhe konkurrenti i ri, Meridoni, i hedh një vështrim, Blerando i thotë: “Mos e shiko se del keq në Prime”.