FOTO/ U nda nga Romain për një tjetër? Dua Lipa kapet “mat” me këngëtarin

Një ditë më parë, ne media qarkulloi lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras, pas 8 muajsh lidhje.

Ishte "The Sun", e cila bëri të ditur lajmin, teksa në rrjet po qarkullojnë thashetheme se artistja ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin, Omar Apollo.

Ndjekësit e Duas mendojnë se dyshja po kalojnë shumë kohë bashkë.

Dyshimet kanë lindur nga disa fotografi të dyshes, ku shfaqen duke u larguar bashkë nga aftër party i Balenciaga-s. Nga pamjet dyshja duken të buzëqeshur ndërsa kujtojmë se më herët Apollo ka deklaruar se është homoseksual.

FOTO/ U nda nga Romain për një tjetër? Dua Lipa kapet