Moti i keq ''mbërthen'' europën, Gjermania, Austria e Zvicra më të goditurat. Paralizohen transportet
Moti i keq ka përfshirë europën, duke krijuar situatë kaotike në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor në shumë shtete. Gjermania, Austria dhe Zvicra janë shtetet më të prekura.
Gjermania, Austria dhe Zvicra janë shtetet më të prekura nga moti I keq që ka përfshirë Europën këtë fundjavë!
Aeroporti i Mynihut u bllokua pas reshjeve rekord të bores, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor.
Autoritet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin absolutisht udhëtimet e panevojshme dhe të ngasin makinën vetëm nëse e kanë të domsdoshme.
Në Bavari, shumë akse rrugore janë të bllokura për shkkak pemëve të rrëzuara nga pesha e dëborës. Situata kaotike e transportit nuk pritet të normalizohet deri para pasdites së së hënës.
Në Austri dhe Zvicër, reshjet e borës bënë që zyrtarët të ngrenë alarmin për rrezikun e ortekëve.
Provincat në Tiroli dhe Vorarlberg në Austrinë perëndimore janë më të rrezikuara pasi ka rënë deri në 50 centimetra borë gjatë natës.
Në Austri në shumë se 20,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa janë kostatuar probleme edhe në funksionimin e rrjeteve celulare.
Në Republikën Çeke, disa akse rrugore u bllokuan për orë të tëra ndërsa transporti publik u paralizua.
Si pasojë e motit të keq, mbi 15,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Moti i keq ka goditur edhe jugun e Polonisë.
