Samiti i Klimës, Papa Francesku apel shteteve: Jepini fund përdorimit të karburanteve fosile!

Në samitin e klimës Papa Francesku apeloi shtetet për t’i dhënë fund përdorimit të karburanteve fosile, dhe për të ndryshuar stilin e jetëses, si e vetmja formë për të shpëtuar planetin.

Për shkak të gjendjes gripale fjalën e përcolli përmes Sekretarit të Shtetit, Kardinal Parolin. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2023, duhet të jetë një pikë kthese.

Tranzicioni ekologjik për të shpëtuar botën, mund të bëhet duke përqafuar energjinë e rinovueshme, "eliminimin e lëndëve djegëse fosile dhe edukimin në stilet e jetesës që janë më pak të varura", tha ai.

Ndër të tjera, Kardinal përcolli sugjerimin e Papës së Shenjtë, për t’ua falur borxhet vendeve të varfera, të cilat janë të goditura nga ndryshimet klimatike, ndërsa kërkoi që shtetet e mëdha e të pasura të përpiqen kryesisht më shumë, si përgjegjëset kryesore.

Papa Francesku, 86 vjec, nuk mund të merrte pjesë vetë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28, për shkak të problemeve me shëndetin, por ai bëhet papa i parë në histroi që adreson problemet klimatike.

Në Samitin e Dubait, marrin pjesë shumica e liderëve botërorë, të cilët synojnë arritjen e një marrëveshje për frenimin e ndryshimeve klimatike.

Objektivi kryesor është heqja graduale e përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit prodhimin e energjisë.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit është e 28- ta Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që mbahet nga 30 nëntori dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor në Dubai.