Pas akuzave për mashtrime dhe penale, George Santos perjashtohet nga Kongresi Amerikan
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka përjashtuar kongresmenin George Santos, pas akuzave për mashtrime dhe dhjetërave akuza të tjera penale.
Republikani mori 311 votave kundër, që përbën 2 të tretave të anëtarëve të Kapiolit. Kjo ishte përpjekja e tretë për përjashtimin e tij, pasi dy votimet e mëparshme dështuan.
Në atë kohë disa ligjvënës argumentuan se kjo do të përbënte një precedent të keq për të përjashtuar dikë që nuk ishte dënuar për krime ose nuk ishte gjykuar në një gjykatë.
Mbi 11 muaj në detyrë, Santos, u përball me një lumë të pafund polemikash dhe thirrje për të dhënë dorëheqjen nga anëtarët e të dyja partive.
Problemet e tij filluan menjëherë pasi fitoi zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve në nëntor 2022, kur prestigjozja New York Times raportoi se ai kishte gënjyer për një karrierë në Wall Street, për diplomën e tij të kolegjit dhe për prejardhjen hebreje.
Më tej në maj, ai u akuzua për 23 vepra penale, duke përfshirë, pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike. Ish-kongresmeni i mohoi akuzat teksa është në pritje të gjykimit.
Por goditja përfundimtare erdhi në nëntor, kur komiteti i etikës së Dhomës së Përfaqësuesve zbuloi se ai kishte shfrytëzuar "çdo aspekt të kandidaturës së tij në Dhomën e Përfaqësuesve për përfitimin e tij personal financiar".
Votat e dëbimit janë të rralla në Kongres dhe kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve.
Me përjashtimin e Santos nga Kapitoli Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka 10 ditë kohë për të thërritur zgjedhjet, të cilat ka të ngjarë të zhvillohen në shkurtin e ardhshëm.
Me shumicën republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët kanë një mundësi të mirë për të plotësuar vendin vakant.


