29 Nëntori, pasardhësi i firmëtarit të Pavarësisë tregon historinë e familjes së tij
Artisti, Arben Morina ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për Pavarësinë e Shqipërisë. Morina tregoi se është djali i Safo Morina Hamzarajit dhe se nëna e tij është vazja e firmëtarit të Pavarësisë Zini Abaz Kanina.
‘’Babai është nga Gjakova, por u transferua nga Gjakova në Shkup me familjen e tij dhe gjyshen e kam shqiptare të Shkupit.
Babai për Pavarësinë e Shqipërisë i drejtohet Shqipërisë dhe Vlorës dhe kur vjen në Vlorë me një flamur shef një bukuri atje që quhej Safo Hamzaraji apo Kanina dhe e la flamurin i tha nënës time të dua.
Unë jam djali i Safo Morina Hamzarajit se Morina është mbiemri martesor i nënës time. Hamzaraji është direkt vajza e firmëtarit të Pavarësisë, Zini Abaz Kanina apo Zini Hamzaraji’’, tha ndër të tjera Morina.
