Mbi 40% e shqiptarëve jetojnë në banesa të para ’90-tës, ndërtesat e reja kaos në treg e qytete

Edhe pse vitet e fundit në Shqipëri ka pasur një bum të ndërtimeve, një pjese e madhe e shqiptareve jetojnë ende në banesa të ndërtuara gjatë periudhës së komunizmit.

Sipas raportit te tranzicionit te publikuar nga Banka Europiane për zhvillim dhe rindërtim thuhet se 40% e tyre jetojnë në banesat e viteve 1953 dhe 1989.

Më tej në dokument shtohet se pallatet me shume kate, ka sjellë  disa problematika.

Janë rreth 60 për qind e familjeve që jetojnë në ndërtesa të larta dhe shumica prej tyre janë në kushtet e keqmanaxhimit.

Me tej ky zhvillim i ndërtesave të reja sipas raportit ka sjellë kaos në tregun imobilar dhe në infrastrukturë.

Sa i përket çështjes së pronësisë, 90% e familjeve janë pronarë të banesave ku jetojnë, duke e renditur vendin në krye të listës.

Shqipëria në këtë aspekt sipas tabelave le pas shume vende të pasura.

Kjo ka sjellë këtë rezultat edhe sepse vendi ynë bën pjese ne grupin e “Sistemit duolist” ku banesat apo pronat vlerësohen si pasuri.