Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia e Vlorës për festat e Nëntorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2023, 13:39
Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për Elvana Gjatën, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.
Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet për 28 Nëntor.
Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar axhendën në profilin e Facebook.
