Nga Serbia në festën e shqiptarëve në New York, Richard Grenell këndon së bashku me Bleona Qerretin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2023, 22:47
I dërguari i ish-Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka marrë pjesë në festën e shqiptarëve për pavarësinë ditën e djeshme në New York.
Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Grenell po dëgjon këngëtaren shqiptare Bleona Qerreti teksa këndon. Ndërkohë që të dy kanë nxjerr dhe një foto në rrjetet sociale, duke e puthur Bleona-Grenell në faqe.
Ndërkohë që pak kohë më parë, Grenell ishte në Serbi dhe mori një çmim nga Presidenti Aleksandër Vuçiç. Gjatë fjalës së tij kur mori çmimin, Grenell theksoi se e do popullin e Serbisë.
