Shtohen vdekjet misterioze në Rusi, vdes në rrethana të dyshimta një bankier

Një bankier rus ka vdekur papritur nga një "atak në zemër" në moshën 42-vjeçare. Vdekja e tij ka ngjallur dyshime për ngjarjet që po ndodhin në Rusi, pasi shumë biznesmen po humbasin jetën nga në mënyra misterioze.

Nikolay Vasyov ishte nënkryetar i lartë i Sberbank, institucioni më i madh financiar i vendit. Analizat fillestare nga mjekët rezulton se "vdekja e tij e parakohshme" ishte për shkak të një "sulmi në zemër", tha banka.

Megjithatë, detaje të mëtejshme nuk janë dhënë për rrethanat e vdekjes së tij.

"Me keqardhje të thellë ju informojmë se sot Nikolay Vasyov, nënkryetar i lartë, Drejtues i bllokut të zhvillimit të përvojës së klientit B2C të Sberbank, ndërroi jetë papritmas. Sipas konkluzionit paraprak të mjekëve, vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak”, thuhej në deklaratë.


Vdekja e tij pason një numër figurash të shquara biznesi që vdesin të rinj ose në rrethana të pazakonta që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Vdekja e tij vjen mes tendosjeve të thella në sektorin financiar të Rusisë të shkaktuar nga lufta e Putinit dhe ndikimi i sanksioneve perëndimore.

Fitimet e Sberbanks ranë pothuajse 80% vetëm vitin e kaluar.

Vdekja e Vasyov pason vdekjen misterioze të ekzekutivit të tretë të lartë në kompaninë e dytë më të madhe të naftës në Rusi brenda një viti e gjysmë.

Vladimir Nekrasov, 66 vjeç, kryetar i bordit të drejtorëve të Lukoil, vdiq "papritmas" muajin e kaluar .

Media shtetërore ruse tha në atë kohë se konkluzionet "paraprake" të mjekëve ishin se Nekrasov pësoi "dështim akut të zemrës".

Vdekja e tij pason atë të manjatit Ravil Maganov , 67 vjeç, i cili ra nga dritarja e Spitalit Klinik Qendror të Moskës, i njohur gjithashtu si klinika e Kremlinit, në shtator të vitit të kaluar.

Kishte dyshime për vrasje, por Maganov kishte qenë në spital për një problem të gjatë në zemër para se të rrëzohej nga dritarja e katit të gjashtë, duke vdekur në vend.

Miliarderi Alexander Subbotin, 43 vjeç, i lidhur gjithashtu me gjigantin energjetik Lukoil, ku ishte një menaxher i lartë, u gjet i vdekur në maj 2022 pasi "mori këshilla nga shamanët".

Një teori është se Subbotin, i cili gjithashtu zotëronte një kompani transporti, u helmua nga helmi i zhabave duke shkaktuar një atak në zemër.

Ndër rastet e tjera të vdekjeve gjatë luftës ishte manjati Vladislav Avayev, 51 vjeç, një ish-zyrtar i Kremlinit, i cili dukej se kishte vrarë veten pasi vrau gruan e tij Yelena, 47 vjeç, dhe vajzën, 13.

Ai kishte lidhje të nivelit të lartë me institucionin kryesor financiar rus Gazprombank. Miqtë kundërshtuan raportet se ai ishte xheloz pasi gruaja e tij pranoi se ishte shtatzënë nga shoferi i tyre.

Kishte pretendime se ai kishte akses në sekretet financiare të elitës së Kremlinit.

Disa ditë më vonë, multimilioneri Sergey Protosenya, 55 vjeç, u gjet i varur në Spanjë, pasi me sa duket vrau gruan e tij Natalia, 53 vjeç, dhe vajzën e tyre adoleshente, Maria, me sëpatë.

Ai ishte një ish nënkryetar i Novatek, një kompani gjithashtu e lidhur ngushtë me Kremlinin.

Ashtu si me Avajev, sugjerohet se ky mund të ketë qenë një atentat i bërë për t'u dukur si një vrasje dhe vetëvrasje.

Yevgeny Palant, 47 vjeç, një multimilioner i telefonave celularë, dhe gruaja e tij Olga, 50 vjeç, të dy me origjinë ukrainase, u gjetën me plagë të shumta të shkaktuara me thikë nga vajza e tyre Polina, 20 vjeç.