Selena Gomez bën ndryshim drastik në pamje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2023, 13:40
Artistja me famë ndërkombëtare, Selena Gomez po e mbyll vitin me një pamje të re.
31-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Paris, mahniti me një model të ri flokësh të përditësuar në rrjetin social "Instagram", të dielën.
Me flokë të errët, këngëtarja u shfaq me flokë me ngjyrë më të hapur dhe më të gjata, shkruan DailyMail.
Vendasja nga Teksasi tregoi ndryshimin me një pjesë qendrore dhe valë delikate, voluminoze që u përplasën mbi gjoksin e saj.

