VIDEO/ Ermali përmend Jonida Maliqin, reagimi i Romeos nuk duhet humbur

Në puntatën e fundit të emisionit "Më lër të flas", i ftuar ka qenë aktori i njohur Ermal Mamaqi.

Ai zgjodhi emisionin e vëllezërve Veshaj, për të prezantuar për herë të parë trailerin e serialit komedi-dramë "H.O.T 2", por befas përmendi edhe këngëtaren Jonida Maliqi.

Teksa po tregonte për kastin e aktorëve, producenti përmendi Jonida Vokshin, e madje theksoi: "Vokshi, jo Maliqi" duke përmendur emrin e këngëtares, ish-partneren e Romeo Veshajt.

Por kjo situatë nuk u mbyll me aq, pasi Donaldi përshëndeti "live" këngëtaren, situatë që solli reagimin e Romeos, duke bërë që ta përshëndeste e madje edhe ta puthte nga ekrani, ndërkohë që Ermali dhe publiku nuk mbanin dot të qeshurat në studio.