Berberja Liljana Kurti: Meshkujt janë më të thjeshtë për tu qethur, nuk kanë teka si vajzat

Berberja, Liljana Kurti ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për profesionin e saj të berberes dhe tregoi se pse ka zgjedhur profesionin e berberes. Kurti u shpreh se meshkujt janë më të thjeshtë për tu qethur pasi nuk kanë teka si femrat.

‘’Më pëlqejnë gjërat ndryshe. Më ka pëlqyer që në fillim ti hyj kësaj fushe. Meshkujt janë më të thjeshtë, nuk kanë teka si femrat. E dinë se cfarë duan.

Pjesa më e madhe e meshkujve kanë një model fiks të flokëve dhe i qëndrojnë atij modeli. Herë pas here ka reagime nga meshkujt, janë ndonjehëre pak të stepur kur më shohin mua si berbere, tha ndër të tjera Kurti.