Vjen me Rita Orën në Prishtinë për ditëlindjen e saj, Taika Waititi: Ndihem si në shtëpi...
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka sjellë për herë të parë në Kosovë, bashkëshortin e saj nga Zelanda, Taika Waititi.
48 vjeçari me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.
"Është hera e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vij, e të vizitoj atdheun e gruas sime", ka thënë Ëaititi.
Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.
"Po ndihem si në shtëpi tashmë", ka thënë ai.
Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj.
Dy ditë më parë, është pritur në aeroportin e Prishtinës nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ndërkohë, ditën e diel, çifti është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se ishte i nderuar t’i priste ata.
"Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititi, sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit.", shkruan ai.
