Shqipëria gati për 28-29 Nëntorin, Dredha zbulon agjendën e festimeve në qytetin e Flamurit

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha në një intervistë në Ora News foli për festat e 28-29 nëntorit si dhe përgatitjet që po zhvillohen për këto festa. Dredha tregoi axhendën e festimeve që do bëhen në qytetin e Vlorës.

‘’Qyteti ka filluar të ketë një angazhim më të mëparshëm le të themi. Kemi filluar me një axhendë pak të ngjeshur le të themi.

Vijon nesër me ceremoninë zyrtare të vendosjes së kurorave tek varri i Isamil i Qemalit dhe ngritja e flamurit dhe data 29 vendosja e kurorave tek varrezat e dëshmorëve e atdheut.

Kemi pasur evente të ndryshme në qytet. Dje kemi pasur një concert për të rinjtë. Sot kemi disa evente, njëri nga evenet është me fëmijët nga diaspora ku po bëhet një concert.

Në darkë vonë kemi një aktivitet më forumin e grave. Nesër kemi një concert të madh me artistë si: Gent Bushpepa, Elvana Gjata, etj’’, tha ndër të tjera Dredha.