Basha në Vlorë: Mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot paradite një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës.

“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”, deklaroi Basha.

Ai vuri në dukje se buxheti që shpenzojmë qytetarët shqiptarë për t’u ushqyer është më i larti në Europë, pasi një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit.

Një familje shqiptare, sipas Bashës, çon rreth 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer.

Basha theksoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq më e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

“Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet për çdo qeveri”, shtoi Basha.

Në riorganizimin e PD, theksoi kreu i PD, përfaqesimi i grave dhe te rinjeve do të jete prioritet absolut.