Ndryshimi i temperaturave sjell virozat tek fëmijët, mjekët këshillojnë: Mos neglizhoni simptomat
Gripi i variantit A është duke qarkulluar në vend sipas specialistëve, dërsa fëmijët janë më të prekurit nga virozat e stinës pas ndryshimit të temperaturave cka po sjell fluks në rritje në pediatri.
Mjekët specialistë këshillojnë prindërit që të mos neglizhojnë simptomat, mes të cilave temperatura e lartë.
Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se në vendin tonë këtë sezon po qarkullon varianti A.
Fëmijët sipas mjekëve pediatër janë më të prekurit.
Fëmijët paraqiten kryesisht me temperaturë të lartë dhe gjendje dobësie, ndërsa bëjnë thirrje për shmangien ambienteve të mbyllura nga ku mund të transmetojnë virozat.
Parashikimet janë se edhe këtë vit, bashkë me gripin do të qarkullojë në të njejtën kohë edhe Covid, ndaj mjekët apelojnë për vaksnimim e higjienë si masë parandaluese.
