Me normë të lartë pesticidesh, AKU bllokon 20 ton kastraveca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2023, 14:46
20 ton kastravec janë bllokuar në Lushnje pasi ka rezultuar me normë të lartë pesticidesh të përdorura.
Mësohet se AKU ka zbuluar gjatë analizave prezencë të oksamilit që është i ndaluar por që fermerët shprehen se nuk kanë informacion. Sasia në fakt do të nisej për eksport.
Gishtin prodhuesit dhe tregtarët për këtë e drejtojnë te farmacitë që i tregtojnë dhe te institucionet që i lejojnë.
Madje një numër i lartë i pesticideve të ndaluara në BE në shqipëri gjenden normalisht. Por problem është edhe mungesa e një laboratori
Sasia e bllokuar nga AKU dp të groposet nën mbikqyrjen e inspektorëve.
