10 ditë para se Ilir Beqaj të vihej nën akuzë, SPAK-u pyeti Edvin Prençe. Biznesmeni tregoi shkeljet e ministrit në konçesionin e sterilizimit

Dhjetë ditë përpara se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të vihej nën akuzë për korrupsion dhe ti komunikohej masa e sigurimit “detyrim paraqitje”, në SPAK është thirur për të dëshmuar biznesmeni Edvin Prençe.

“Ora News” ka mësuar se Prençe është përfaqësuesi i një bashkimi operatorësh ekoknomikë të kryesuar nga kompania “Action Laundry”, të cilët dolën humbës në procedurën e konçesionit të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale.

Prençe, i ka vënë në dispozicion SPAK-ut ankesa të bëra në drejtim të KLSH-së, kryeministrit të vendit Edi Rama, Ministrisë së Shëndetësisë dhe KPP-së, por nuk ka gjetur zgjidhje.

Kompania e tij hyri në garë me një ofertë prej 753 milion lekë të reja për kryerjen e shërbimit për çdo periudhë 1 vjeçare.
Ndërsa kompanitë e biznesmenit Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar, kanë ofruar për një vit ofertën më të lartë në shifrën prej mbi 1 miliard lekë.

Sipas dëshmisë së Prençës të dhënë në SPAK, diferenca mes dy ofertave për një vit shërbim 250 milion lekë të reja ose për 10 vjet diferenca shkon në 2 miliard e 502 milion lekë të reja.

Në vitin 2015 Prençe hyri në garën konçesionare të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, duke përfaqësues kompanitë “Action Laundry”, “S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”.

Por ky grup kompanish që garonin përballë italianievë të “Servizi Italia” dhe “Investital” të Ilir Rrapaj rezultoi hëmbës i konçesionit 100 milion euro.

Për disa orë me rradhë Edvin Prençe, ka shpjeguar në SPAK të gjithë rrugëtimin e tij në këtë garë konçesionare, duke vënë në dispozicion të hetuesve një sërë ankesash që kishte dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin e Prokurimit Publik.

Gjatë dëshmisë së tij në prokurori, Prençe ka pretenduar se me qëllim nga ana e komisionit të ngritur në Ministrinë e drejtuar nga Ilir Beqaj, janë shkelur një sërë procedurash, për të favorizuar kompanitë që përfaqësoheshin nga Ilir Rrapaj.
Biznesmni u ka treguar prokurorëve se komisioni për dhënien e Konçesionit, në dy raste të llogaritjes së pikëzimit, ka gabuar me vlerësimin përfundimtar, duke vendosur 0 pikë për grupin e kompanive që ai përfaqësonte.

Megjithëse oferta ishte dinjitoze dhe shumë herë më e mirë se konkurentët e “Servizi Italia”, kompania e tij qëllimisht vlerësohej me 0 pikë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, që monitorohej nga Beqja ka shpallur konsorciumin e përbërë nga Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed të parët me 73.89 pikë dhe në vendin e dytë konsorciumin e përbërë nga “Action Laundry,” S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente” me 42.83 pikë.

Më 8 qershor 2015, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga kompania e “Action Laundry” e renditur e dyta paraqiti një ankesë në KPP duke kundërshtuar renditjen e operatoreve në procedurën e koncesionit si dhe kualifikimin e konsorciumit tjetër, të përfaqësuar nga “Servizi Italia S.p.a”.

Më datë 22 qershor 2015, KPP-ja pranon pjesërisht ankesën e “Action Laundry” dhe i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi vëren se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë ka gabime matematikore.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015, dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”.

Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë. Nga 73.98 pikë që kishte në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më tepër, kompania e Ilir Rrapaj.