Drejtoria Detare, njoftim me rëndësi për shtyrjen e nisjes së trageteve
Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi para pak minutash se ka ndryshime në oraret e nisjes së trageteve nga vendi ynë për shkak të motit të keq me dallgë dhe stuhi në det.
Në njoftim thuhet: " Si rezultat i kushteve të vështira meteorologjike, anijet me pasagjerë të linjës Durrës - Bari - Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive në datën 26.11.2023 në mesditë.
Trageti i linjës Ankona -Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete, që operojnë në Portin e Vlorës, në linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, sot e kanë ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.
Të interesuarit të kontaktojnë agjensitë respektive për informacione të mëtejshme."
