Reshje dëbore në vendin tonë, ARRSH njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

Autoriteti rrugorsh shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore, pas reshjeve të dëborës në vend. Në njoftimin e saj, ARRSH njofton se qarkullimi në akset rrugore vijon normalisht, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore
Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht

Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:

Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore