Sherri me armë në mes të qytetit, zbardhet lidhja mes kryebashkiakut të Peqinit dhe njërit prej autorëve

Të tjera detja kanë dalë nga ngjarja e mesditës në qytetin e Peqinit.

Burime pranë grupit hetimor kanë pohuar se ngjarja nuk ka qënë thjesht kalimtare, të njëjtat burime theksuan se ka pasur shkëmbim zjarri mes Elezit dhe Leonard Elezit dhe Adriatik  Cekës të dy tashmë të shpallur në kërim nga policia.

Në momentin e përplasjes me armë janë përdorur dy lloje: një automatik model 56, si dhe një pistoletë, që nga verifikimi i pamjeve filmike shihet qartë se për gati 5 minuta mes dy personave të shpallur në kërkim ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa me fat kanë qënë disa kalimtarë, të cilët kanë mundur të hyjnë tek një bllok pallatesh, i cili ndodhet pranë vëndngajrjes.

Ndërkohë burimet thanë se Leonard Elezi i ka dalë në mbrojtje kunatit të tij, kryebashkiakut të Peqinit, i cili ishte duke u konfliktuar me shtetasin Adriatik Ceka.