Një përçarje e re dhe një fraksion i ri godet SYRIZA-n

Pesëdhjetë e shtatë anëtarë të Komitetit Qendror të opozitës kryesore greke, SYRIZA-Aleanca Progresive, përfshirë disa ish-ministra dhe deputetë, njoftuan sot largimin e tyre nga partia, me anë të një mesazhi publik.

Ata janë të gjithë anëtarë të fraksionit ”Gjashtë plus gjashtë” të partisë opozitare në vend.

Në deklaratën e tyre, ata kritikuan ashpër liderin e ri të partisë Stefanos Kasselakis, i cili kryesoi kundrejt Achtsioglou dhe kandidatëve të tjerë në një zgjedhje të hapur nga anëtarësia bazë, duke thënë se zgjedhja e tij kishte qenë demokratike, por veprimet e tij të mëvonshme ishin antidemokratike.

”Ai po copëton SYRIZA-PA-në dhe po e shndërron atë në një parti pa formë, ndërsa në të njëjtën kohë mesazhi i tij politik transmeton një përzierje mendimesh kontradiktore pa asnjë thellësi programore”, thuhet në deklarate, duke shtuar se SYRIZA-PA po zhytej në përçmim dhe përbuzje.

“Situata e krijuar brenda SYRIZA-PA nuk na lejon të mbrojmë, zbatojmë dhe rinovojmë programin dhe planin e politikave mbi bazën e të cilave kërkuam mbështetjen dhe votën e qytetarëve në zgjedhjet e fundit”, theksohet në dokument.

“Po ndërmarrin një hap që shikon nga e ardhmja pasi ambicia jonë është të kontribuojmë në krijimin e një hapësire të majtë dhe progresive që do të formësojë përgjigjet dhe planin e politikave që adreson shqetësimet dhe shpresat e qytetarëve”, sipas deklaratës./ATSH-ANA/