Kurti bën analizën e qeverisë: Rritëm armatimet dhe numrin e ushtrisë, gati projektligji për vettingun në sistemin e drejtësisë

Në mbledhjen e qeverisë Albin Kurti ka renditur forcimin e ushtrisë si në numër ashtu edhe në armatime.

Madje i kujtoi se tashmë mbrojtjes i janë shtuar edhe dronët bajraktar. Deklaratat i bëri në muajin e 33 nga marrja e mandatit të qeverisë, ku paralajmëroi edhe nisjen e vettingut në sistemin e drejtësisë

Kur mbushen 32 muaj nga marrja e mandatit qeverisës, Albin Kurti ka bërë një analizë të punës së kabinetit të tij. Në mbledhjen e këshillit të ministrave ai solli në vëmendje forcimin e ushtrisë. 

Lojrat mesdhetare tashmë konfirmohet se do të luhen në Kosovë.

Deklaratat e Kurtit vijne vetëm një javë pas debatit në Kuvend për miratimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm

Edhe pse nuk foli për tensionet me  Serbinë, kujtoi edhe mbrojtjen ajrore.

Lufta ndaj korrupsionin tha Kurti mbetet prioritet, për këtë paralajmëroi vettingun në drejtësi.

Pasi foli për mbështetjen sociale dhe të shtresave në nevojë, Kurti solli në vëmendje dhe vaksinimin antikovid.