111-vjetori i Pavarësisë, ambasadori në Kosovë, Petrit Malaj uron shqiptarët

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka marrë pjesë në organizmin e festës së 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Malaj ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë, teksa bën me dije se pjesëmarrës në organizim ka qenë kryeministri kosovar Albin Kurti dhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Shqiptar Elisa Spiropali.

“Mbrëmjen e djeshme bashkë me stafin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës organizuam pritjen me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Data e pavarësisë kombëtare përfaqëson një festë për të gjithë shqiptarët dhe themelin e shtetit modern shqiptar.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidentja e Republikës së Kosovës SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani, Kryeministri SH.T.Z Albin Kurti, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën SH.S.ZNJ. Donika Gërvalla.

Në këtë mbrëmje na nderoj me praninë e saj edhe Ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Shqiptar Znj. Elisa Spiropali.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, anëtarë të trupit diplomatik, ish Presideni i Kosovës Z.Fatmir Sejdiu, përfaqësues të forcave politike, deputetë, anetarë të Kabinetit qeveritar, personalitete nga fusha të ndryshme dhe miq të ambasadës.

Pritjen e shoqëruan disa pjesë artistike të luajtura nga artistë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vëndeve tona.

Urojmë gjithë shqiptarët kudo ndodhen Gëzuar festën e Pavarësisë!”, shkruan Petrit Malaj.