Veliu jep alarmin: Situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë është e nderë, e tensionuar dhe përpara shpërthimit
Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” e shikon ende të problematike situatën mes Serbisë dhe Kosovës dhe përpjekjeve të Beogradit për të destabilizuar veriun e vendit.
“Unë do ta kisha nisur analizën me vizitën e z. Stoltenberg dhe e sotmja ku u mbajt Samiti i vendeve të NATO-s në Shkup, tregon se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë është e nderë, e tensionuar dhe është përpara shpërthimit.
Një gjë të tillë janë duke e paralajmëruar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Kriminelët e bandës së Radoiçiçit në vend që të arrestohen po vijojnë trajnimet e tyre duke nënkuptuar se do të ketë sërish një sulm terrorist.
Kësaj i shtohet edhe deklarata e Presidentit Zelenskit, pra është interes i Rusisë pëe të hequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë”, theksoi Veliu.

