EURO 2024/ Kroacia kombëtarja e fundit që kualifikohet direkt, Greqia barazon me Francën

Kroacia është bërë sot skuadra e 21-të që kualifikohet në Euro 2024, duke mbyllur listën e skuadrave që shkojnë në turne direkt nga grupi kualifikues.

Ekipi i Zlatko Daliç ka bërë detyrën në shtëpi përballë Armenisë, edhe pse me një gol të vetëm, që i mundësoi kalimin në fazën finale të turneut.

Ndërkaq, në grupet e tjera Rumania ka ruajtur me një fitore ndaj Zvicrës kreun e grupit, kurse Greqia ka prishur edicionin perfekt të Francës që kishte regjistruar vetëm fitore deri tani, pasi e ka ndalur në barazim.