Kosova mundet në shtëpi nga Bjellorusia, e mbyll në vendin e parafundit në grup

Kosova nuk e ka mbyllur ashtu siç do të dëshironte këtë edicion të kualifikueseve të EURO 2024. “Dardanët” janë mundur në shtëpi nga Bjellorusia dhe e kanë mbyllur grupin e tyre në vendin e parafundit.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Gliha ka dominuar ndeshjen me lojë dhe raste, por duke mos ia dalë të gjente rrjetën pavarësisht se krijoi shumë mundësi për shënim.

Ajo përkundrazi u ndëshkua nga një gjuajtje e vetme e skuadrës mike drejt katërkëndorit të Visar Bekajt, që mjaftoi për suksesin 1-0 të Bjellorusisë e cila kapërceu Kosovën në vendin e katërt në renditjen e grupit.