Festa e Kombëtares, Kuqezinjtë argëtohen pas kualifikimit në Euro 2024

Futbollistët e kombëtares dhe stafi teknik kanë festuar në një nga pubet e kryeqytetit kualifikimin në europianin Gjermani 2024. Ora News ka siguruar ekskluzivisht disa momentet nga festa kuqezi.

Shqipëria përsëriti veten duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në kampionatin Europian, por këtë herë si kurrë më parë.

Kuqezinjë patën një fushatë kualifikuese të jashtëzakonshme duke mposhtur ekipe favorite si Polonia dhe Cekia për të marrë kreun e grupit.

Në Gjermani 2024, shkojmë si vendi i parë i grupit E me 12 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Një mbrojtje solide dhe një repart sulmues që ka impresionuar.

Atmosfera në pushim mes pjesëve ishte mjaft e bukur, me ansamblin e këngëve dhe valleve popullore që dhuraun një perfmoncanë të vecantë.

Në fushë të gjithë prisnin më tepër, por edhe barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe mjaftoi për të shkuar si kokë grupi.

Në skenën e imporvizuar të stadiumit air albania pas vëshëllimës së trefishtë të arbitrit u ngjit juliana pasha për të kënduar disa nga hitet e saj.

Më pas të gjtihë fubtollistët e kombëtares dhe stafi teknik, në cermenoni e përgatitur nga federata, dhanë impresionet e tyre për këtë arritje të madhe për futbollin shqiptar.

Nga stadiumi festa vazhdoi në një nga pubet e kryeqytetit, ku futbollistët e kombëtares treguan se përvec futbollit dinë edhe të këndojnë kercejne dhe argetohen.

Taulant Seferi dhe Elseid Hysaj ishin shpirti i festës, pa harruar Qazim Lacin.

Por ai që impresionoi të gjithë publikin ishte zv.trajneri i kombëtares, aregjentinasi Pablo Zabaleta që kishte mësuar këngën hit, Mora fjalë të Shkurte Fejzes.

Kënga....

Festa e kombëtares zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe ishte legjitimit për këtë kualifikim të jashtëzakonshëm.