FOTO/ U kritikua për operacione plastike, reagon Adriana Lima: Faleminderit për shqetësimin, por...
Ish-modelja e Victoria's Secret, Adriana Lima konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, por së fundmi u komentua në rrjet se bukuria e saj nuk është natyrale, por falë operacioneve plastike.
Lidhur me këto pretendime ka reaguar vetë ajo, në rrjetin e saj social "Instagram", duke iu kthyer përgjigje në njëfarë mënyre të gjithë kritikuesve.
"Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy para-adoleshente, një djali aktiv, një 1-vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenve . . . faleminderit për shqetësimin tuaj", ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj pa asnjë pikë grimi.
Komentet e Lima vijnë pasi ajo u fotografua në tapetin e kuq "The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes", në Los Angeles të martën.
Bukuroshja me origjinë braziliane mahniti teksa kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata me dizajnime të kuqe.


