Kishte modifikuar “BMW” me targa franceze për drogë, kapet me 18 kg kokainë në makinë shqiptari në Malin e Zi

Policia malazeze ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili po transportonte me automjetin e tij 18 kg kokainë.

Mediet në vendin fqinj bëjnë me dije se shtetasi shqipar u arrestua në pikën kufitare Debeli Brijeg.

“Në hyrje të Malit të Zi është veçuar për këqyrje të detajuar në hyrje të Malit të Zi një automjet me targa franceze, i drejtuar nga shtetas i Shqipërisë, pas procedurës së rregullt të kontrollit doganor të automjeteve dhe pasagjerëve.

Në një mjet të prodhuar posaçërisht është gjetur një sasi e madhe droge. bunkeri nën sediljet e shoferit dhe pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të pasagjerit të veturës “BMW”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, informon “Vijesti”.

Kishte modifikuar “BMW” me targa franceze për drogë, kapet