‘’Shahu’’ diplomatik i Asociacionit, Raçi: Kjo fazë po mbyllet pa telashe, ka sinjale pozitive

Analisti, Gazmir Raçi në një intervistë në Ora News foli për takimin e Lajçak në Serbi dhe për Asociacionin. Raçi u shpreh se kjo fazë po mbyllet pa telashe dhe se ka sinjale pozitive.

‘’Duket që ka ende disa cështje teknike për tu mbyllur dhe kur nuk ka probleme të mëdha në mbylljen e marrëveshjes atëherë zbritet në nivel të kryenegociatorëve. Besoj që nuk kemi telashe në këtë fazë të finalizimit të dialogut.

Interesante ishte deklarata e Vucic që tha se Serbia është e gatshme të respektojë të gjitha marrëveshjet. Për mua ishte sinjal pozitiv. Serbia nuk ka kohë që të shtyjë marrëveshjet. Serbia nuk ka më kohë për të luajtur me lojërat e saja në dialog’’, tha ndër të tjera Raçi.