Arnold Schwarzenegger paditet nga një grua, e mbetur me aftësi të kufizuara pas aksidentit me makinë

Një grua ka ngritur një padi kundër Arnold Schwarzenegger, duke pretenduar se ajo mbeti me aftësi të kufizuara pas një aksidenti me makinë në janar 2022, i shkaktuar nga aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë.

Cheryl Augustine, po kërkon kompensim për shpenzimet mjekësore, të ardhurat e humbura dhe dëmtimin e makinës. Augustine gjithashtu pretendon në padi se nuk ishte në gjendje të punonte përsëri pas aksidentit.

Incidenti përfshiu një aksident me shumë makina në Brentwood, Kaliforni, teksa Schwarzenegger ishte duke drejtuar një GMC Yukon.

Në një tjetër incident në shkurt 2023, Schwarzenegger u përfshi edhe në një tjetër aksident ku një çiklist doli nga korsia e tij, por burimet policore thanë se ai nuk ishte fajtor.

Aktualisht nuk ka asnjë koment zyrtar nga Schwarzenegger.