FOTO/ U përfol se ishin ndarë, Amadea i jep fund dilemës me Harris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2023, 16:35
Edicioni i parë i emisionit "Love Island Albania" nuk ka shumë që ka përfunduar dhe menjëherë pas natës finale u përfolën në rrjet disa ndarje të çifteve që dukeshin shumë të dashuruar brenda vilës.
Një ndër to ishte edhe Amadea dhe Haris, të cilët u tha se i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Mirëpo së fundmi, në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë Amadea duke ndarë në rrjetin social "Instagram" një video të mëparshme ku ishte duke kërcyer me partnerin e saj.
Postimin ajo e ka shoqëruar me disa emoji ndër to edhe zemër.
Mesa duket kjo ishte një mënyrë e saj, që të tregonte se aludimet për ndarje nuk janë të vërteta

