Arrestohet taksisti, dyshohet se sulmoi se*sualisht një femër në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2023, 15:39
Një burrë, shofer i një taksie në Prishtinë është arrestuar gjatë ditës së hënë nën dyshimin se ka kryer veprën penale, sulm seksual.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se gjatë kohës sa ka qenë në taksi, shoferi e ka ngacmuar atë me fjalë të ndryshme.
Përpos kësaj, sipas denoncueses, i dyshuari gjithashtu e ka prekur atë në pjesë të trupit, saktësisht në këmbë.
Ngjarja është thënë se ka ndodhur në rrugën "Bill Klinton", në Prishtinë, të hënën rreth orës 19:30.
Në raportin 24-orësh policor është thënë se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar. Gjithashtu me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
