Rama: Kaosi i opozitës lidhet me drejtësinë, hyjnë nga penxheret sepse i shtyn diçka e fortë në këto akrobacira qesharake

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Dibër ku po mbahet Asambleja e Zgjeruar e PS-së. Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe kaosin që kanë shkaktuar deputetët opozitës në Kuvend.

Kjo sjellje e tyre lidhet me çështjet e drejtësisë tha Rama.

"Jam ulur këtu në një moment të rëndësishëm për ne si forcë politike në vigjilje të një kongresi dhe në një fazë të jetës së vendit që ka shumë gjëra pozitive dhe patjetër ka edhe sfida e vështirësi që duhen kapërcyer.

Belinda e preku pak në fjalën e saj situatën politike. Unë nuk kam dashur dhe nuk dëshiroj të shpenzoj kohën e askujt për këtë por e remora për të nënvizuar faktin që kjo situatë të gjithë ju e shihni dhe shqiptarët e shohin është situatë ku arsyet që thuhen për këtë përshkallëzim të ri të marrëzisë nk janë ato që dihen.

Arsyet e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohensërish për të kushedi të sesatën herë me skena dhe akte të cilat asnjë familje  asnjë prind as ata vetë që i vënë në jetë këto akte nuk ia lejon fëmijëve të vetë.

S’ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja dhe pastaj baballarët hyjnë nga penxheret sepse diçka shumë e fortë i shtyn në këto akrobacira qesharake që mund të  shkojnë në shfaqjet e portokallisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë të një vendi që është parlamenti. Kjo lidhet me drejtësinë.", tha Rama.