Futbollistët në “sitën” e mjekut, kardiologu Rusi: Në kushtet që ishte Dwamenan do ta kisha ndaluar të luante
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 11:31
Vdekja e Raphael Dwamena ka shënuar lajmin e sportit ditët e fundit.
Ish-lojtari i Zaragozës, Levantes dhe së fundmi kapiten i Egnatias u rrëzua në fushën e blertë gjatë një ndeshjeje të vlefshme për kampionatin shqiptar të futbollit ndaj Partizanit, ku dhe humbi jetën.
Me vullnetin e tij të lirë, futbollisti vendosi të hiqte defibrilatorin që i ishte futur pasi pësoi episode të ngjashme.
Dhe sot, kardiologu dhe ish-mjek i klubeve sportive Pertef Rusi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sulmuesin ganez do ta kishte ndaluar të luante në kushtet shëndetësore ai ishte.

