I propozohet të puth Bora Zemanin në film, Spartak Ngjela kërkon takim me të
Në emisionin "Ndryshe", në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e avokatit të njohur, Spartak Ngjela.
Ai i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e një filmi, ku supozohej se do të luante së bashku me moderatoren Bora Zemani.
Anxhela i propozoi Spartakut ofertën si më poshtë:
"Ne kemi menduar që të bëjmë një film me personazhin kryesor Bora Zemanin, i cili do të transmetohet për festat e fundvitit në kinema, dhe kemi menduar dy role që ju mund të zgjidhni mes tyre. Roli i parë është komshiu i Borës, vetëm se ky komshiu duhet të jetë një njeri spiun e që merret me dallavere. Kemi dhe rolin tjetër që unë mendoj që do të pëlqejë shumë. Roli i dytë ka në thelb profesorin e filozofisë së personazhit kryesor. Mendoj që roli i profesorit do t’ju shkojë më shumë. Nuk do të keni shumë xhirime, por si rol do të jetë mjaft i rëndësishëm bashkë me Borën.
Spartakut i pëlqeu mjaft si ide, por ende nuk ishte i vendosur, duke u shprehur se është avokat e jo aktor.
Anxhela vazhdoi duke i shpjeguar më tej rolin, duke i shpjeguar se ai është zgjedhur, duke qenë se ka shprehur simpati për të si personazh. Dhe në fund, ai do të bjerë në dashuri me studentet (Borën).
Ai u shpreh:
"Jo jo, se më dëmton. Megjithatë, për skenarin mund të ulemi edhe të flasim. Më pëlqen, por të shikoj mirë skenarin në të gjitha aspektet."
Pasi foli edhe me regjisorin, Spartak Ngjela ishte i gatshëm të bëheshe pjesë e filmit, ku edhe mund të puthej me Bora Zemanin.

